21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Policia e Shtetit hap garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

admin · 15.01.2026 · 1 min lexim

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë” dhe “Shefit të Komisariatit” në disa drejtorive dhe komisariate të vendit, me qëllim promovimin e personelit me aftësi të larta, integritet dhe rezultate profesionale.

Në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, konkurset janë hapur për pozicionet e mëposhtme:

-Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit të drejtorit aktual në një DVP tjetër.

-Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të punonjësit të përzgjedhur më parë.

Faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 22 janar 2026.Për sa i përket pozicioneve të shefave të komisariateve, thirrjet janë hapur për:

-Komisariati i Policisë Fier dhe Lushnjë (DVP Fier)

-Komisariati i Policisë Kavajë (DVP Durrës)

-Komisariati i Policisë Kolonjë (DVP Korçë)

-Komisariati i Policisë Mat dhe Bulqizë (DVP Dibër)

Shkaku i këtyre konkurseve është kryesisht transferimi i shefave aktualë ose ndërprerja e marrëdhënieve të punës, ndërsa faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 23 janar 2026.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *