Home Lajme nga vendi Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet...

Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes

411

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald  Trump, në të cilën e fton zyrtarisht Shqipërinë të bëhet shtet anëtar themelues i një nisme të re ndërkombëtare për paqen globale.

Rama shpreh mirënjohje për letrën dhe thekson se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Ndërkohës Sipas letrës që mban datën 16 janar 2026, Presidenti Trump i drejtohet Kryeministrit shqiptar me një ftesë për t’u bashkuar në atë që ai e cilëson si një “përpjekje historike dhe madhështore” për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për një qasje të re në zgjidhjen e konflikteve globale.

“Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet ndër të tjera në letër.