Monika Kryemadhi e cila është nën hetim nga SPAK, gjatë prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar procesin që po kryhet ndaj saj.
Gjatë momentit që po flitej për akuzat e Inës për operacione plastike ndaj Brikenës, Kryemadhi tha se po bëhen si “ato të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike”.
“Mos mu bëni si ato të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike dhe skanë gjetur asgjë. Sa më të bukura dhe sa më të mira te jenë gratë, nuk ka asgjë të keqe. Vetëm botox në tru mos bëni, se ajo nuk iu hynë në punë”, tha Kryemadhi.
Ndërsa nuk mund të kishte edhe një ironizim nga ana e Ledjonit, i cili i tha opionistes së “BBVIP5”, se ishte 100% natyrale.
“Në rastin tënd Monika, nuk ka se çfarë gjen SPAK-u, se ti je 100% natyrale’’ ishte thumbi i Ledionit për Kryemadhin, e cila po ashtu pranoj se ka bërë ndërhyrje estetike.

