21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Hyrja e Fierit me një pamje të re – Rruga e “Çeligradit” përfundon rikonstruksionin (Foto)

admin · 23.03.2025 · 1 min lexim

Hyrja e qytetit të Fierit ka tashmë një pamje të re, falë një projekti transformues që ka përmirësuar infrastrukturën dhe estetikën e zonës.

Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës së “Çeligradit”, e cila ka një gjatësi prej rreth 1,2 kilometra dhe ndodhet në lagjen “Mbrostar Ferko”.

Kjo rrugë shtrihet nga përfundimi i rrugës “Kastriot Muço” deri tek Bajpasi i Fierit, duke krijuar një lidhje më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët dhe automjetet.

Ky investim nuk ka sjellë vetëm zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës, por edhe një mobilim të plotë urban, duke përfshirë, ndriçimin, hapësira të gjelbëruara me pemë të mbjella përgjatë rrugës, Infrastrukturë të përmirësuar për këmbësorët dhe automjetet.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *