Apolonia kishte zgjedhur të mos ndërhynte në janar, duke u justifikuar me promovimin e elementit të ri dhe të perspektivës, kryesisht produkteve të akademisë fierake.
Një filozofi që klubi e ka theksuar shpesh, duke u mbështetur te futbollistët e rinj dhe zhvillimi afatgjatë.
Megjithatë, ndonëse janari u mbyll pa zyrtarizime, Apolonia nuk ka mbetur plotësisht jashtë lëvizjeve të merkatos dimërore. Në javën e dytë të shkurtit, fierakët kanë regjistruar dy futbollistë adoleshentë që vijnë nga jashtë vendit.
Bëhet fjalë për Andrew Wærnes , sulmues 18-vjeçar (datëlindja 4 dhjetor 2007), me pasaportë norvegjeze.

Ai vjen nga skuadra Orn Horten II në Norvegji dhe konsiderohet një profil ofensiv me potencial zhvillimi.
Aron Okpolokpo, mbrojtës i majtë 19-vjeçar (datëlindja 11 mars 2006), me pasaportë irlandeze dhe angleze.

Ai transferohet nga skuadra e dytë e klubit finlandez SJK. Dy afrime që nuk përbëjnë përforcime të menjëhershme për formacionin titullar, por që sinjalizojnë vazhdimësinë e strategjisë së klubit për të investuar te moshat e reja.
Mbetet për t’u parë se ku do të përdoren fillimisht dy futbollistët e rinj: tek Apolonia U-19; Apolonia B në Kategorinë e Tretë, apo do të integrohen gradualisht me skuadrën e parë që garon në Kategorinë e Parë.

