26.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së, mesazh urimi për të gjithë besimtarët

admin · 18.02.2026 · 2 min lexim

Të gjithë besimtarët mysliman nisin të enjten (19 shkurt) muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ka përcjellë për të gjithë një mesazh urimi, duke theksuar se ky muaj është muaji i sakrificës, i reflektimit dhe pastrimit shpirtëror.

“Ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv, për pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha.

Në këtë muaj të shenjtë, rëndësi të veçantë ka edhe dimensioni social i besimit. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët”, shprehet ai.

20 marsi shënon faljen e fiter Bajramit. Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi dhe pirja.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *