
Në bashkëpunim me nënkryetaren e bashkisë së Fierit, Mirela Pitushi dhe Doktor Ismail Halili me klinikën e tij Retina Institute
vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin ndaj shëndetit të komunitetit përmes nismave konkrete.
Së fundmi, u realizuan depistime falas të shikimit për fëmijët e Kopshtit “Nr.6”,
duke ofruar kontrolle parandaluese dhe këshilla të specializuara të përshtatura për vogëlushët me synim kujdesin për shëndetin e syve të tyre.
Angazhimi në institucione arsimore dhe bashkëpunimi me komunitetin është pjesë e misionit
për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar zgjidhje cilësore për të gjithë.
Kjo nismë është një shembull i qartë se si bashkëpunimi mes profesionistëve shëndetësorë
dhe institucioneve edukative mund të krijojë ndikim real në mirëqenien e fëmijëve tanë.
Pse është kaq i rëndësishëm ky depistimi i hershëm?
Problemet me shikimin në moshë të hershme shpesh kalojnë pa u vënë re, pasi fëmijët nuk arrijnë
gjithmonë t’i shprehin vështirësitë që përjetojnë.
Kontrollet e rregullta ndihmojnë në:
Zbulimin në kohë të çrregullimeve të refraksionit
Parandalimin e komplikimeve afatgjata
Përmirësimin e përqendrimit dhe performancës në mësim
Garantimin e një zhvillimi të shëndetshëm dhe të sigurt















