Home Lajme nga Fieri Nxënësit e Gjimnazit Janaq Kilica prezantojnë krijimet e tyre në Festivalin e...

Nxënësit e Gjimnazit Janaq Kilica prezantojnë krijimet e tyre në Festivalin e Shkencave

🪐Festivali i Shkencave🪐💡

Na ndiqni në Instagram

Një aktivitet që nxori në pah kreativitetin, njohuritë dhe aftësitë kërkimore të nxënësve tanë.

Në prani të komisionit vlerësues, përfaqësuesve nga ZVAP Fier dhe mësues të shkollës, nxënësit prezantuan projektet e tyre inovative dhe temat me rëndësi për zhvillimin teknologjik dhe ndërgjegjësimin shoqëror.

Temat e prezantuara ishin:

🪞Smart Mirror – pasqyrë inteligjente me funksione informuese;

🩺Monitorimi i pulsit me alarm – një sistem për kontrollin e ritmit të zemrës dhe sinjalizimin në rast rreziku;

❤️Rëndësia e dhurimit të gjakut – një projekt sensibilizues për shpëtimin e jetëve;

🛤️Burimet e rinovueshme të energjisë – zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.

👨🏻‍🎓👩‍🎓Nxënësit u dalluan për përgatitjen serioze, prezantimet cilësore dhe shpirtin inovativ, duke dëshmuar se shkenca është një rrugë drejt së ardhmes.

👏Falënderojmë komisionin, përfaqësuesit e institucioneve dhe mësuesit për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm të talenteve të reja.

#FestivaliIShekncave #Inovacion #EArdhmjaFillonSot #JanaqKilica