Home Lajme nga Fieri Botërori për vajza/ Klea Hamonikaj gati për sfidat e para: “Do...

Botërori për vajza/ Klea Hamonikaj gati për sfidat e para: “Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”

3

Kombëtarja e vajzave zbriti paraditen e sotme në fushë për seancën e radhës stërvitore. I gjithë grupi ishte i plotë, ndërsa stafi dhe lojtaret u fokusuan në ushtrime taktike për vendosjen në fushë.

Klea Hamonikaj, mbrojtësja kuqezi e Apolonisë është gati për dy ndeshjet e para të këtij edicioni. E motivuar dhe e fokusuar, ajo premton maksimumin dhe një paraqitje të mirë nga skuadra në këtë edicion të ri të kualifikuesve.

Objektivat e skuadrës në këtë edicion të ri 

– Jam shumë e emocionuar për ftesën dhe dy ndeshjet e radhës. Ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet. E rëndësishme është të bëjmë paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi. Pastaj, me radhë edhe ndeshjet e tjera.

Çfarë do të japë ndryshe skuadra në këtë fushatë të re?

 – Vijmë nga një situatë pozitive dhe rezultat pozitiv me ndeshjen e fundit ndaj Qipros. Arritëm të sigurojmë qëndrimin në Ligën B dhe jemi akoma të motivuara për të arritur rezultate pozitive edhe në ndeshjet vijuese.

Kundërshtaret e Grupit B1

 – Mali i Zi është një kundërshtare që e njohim, si nga ekipi A, ashtu edhe nga ekipet e moshave. Me Uellsin kam luajtur kur isha pjesë e ekipit U-19 dhe e njoh si kundërshtare, me disa prej lojtareve jam ndeshur edhe më parë. Janë kundërshtare të forta. Në futboll nuk ka rivalë të lehtë. Gjithsesi, ne do të japim maksimumin dhe kemi treguar se kemi kaluar edhe kundërshtare më të vështira