Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier- Lushnje, pranë fshatit Vajkan ku dy automjete, një tip “ Benz” dhe një kamionçinë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kursi i këmbimit LIVE
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.




