22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Lushnje, dy të lënduar

admin · 24.03.2026 · 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier- Lushnje, pranë fshatit Vajkan ku dy automjete, një tip “ Benz” dhe një kamionçinë  janë përplasur me njëra-tjetrën.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar dy persona  të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *