Home Lajme nga Fieri Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, aktulisht drejtor i drejtorisë së policië Fier, është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik.

Gjatë viteve të shërbimit në polici, ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë, ndër to edhe në Shkodër.

Përvoja në këtë qark, ku më herë ka shërbyer dhe si zv drejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka konsoliduar profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.

Një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit.

Ky qark përbën një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.

Në këtë kontekst, drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe në koordinimin e strukturave në terren.

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale.

Ai nuk është përmendur asnjëherë në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion profesional brenda strukturave të policisë.

Përvoja e akumuluar në qarqe të ndryshme dhe përfshirja në hetimin e disa çështjeve të rëndësishme kriminale e kanë bërë Hitajn një nga drejtuesit me eksperiencë në menaxhimin e strukturave policore dhe në drejtimin e operacioneve në terren.