Home Lajme nga Fieri Humb jetën hajduti në Fier, i ngec gjysma e trupit në dritare

Humb jetën hajduti në Fier, i ngec gjysma e trupit në dritare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur një i ri rreth të 40- ave, i paidentifikuar ende , ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se gjitoni që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë i riu , është dërguar në morgun e Fierit.