Home Lajme nga Fieri Aksident në aksin Lushnjë – Fier, i riu në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lushnjë – Fier, i riu në gjendje të rëndë

Lushnjë /

Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.