Home Lajme nga Fieri Fier, qëlloi dhe kanosi me armë një shtetase, arrestohet 52 vjeçari

Fier, qëlloi dhe kanosi me armë një shtetase, arrestohet 52 vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Na ndiqni në Instagram

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.