Home Lajme nga Fieri Kryebashkiaku Subashi takim me Konsullin Italian në Vlorë: Fokus ekonomia dhe turizmi

Kryebashkiaku Subashi takim me Konsullin Italian në Vlorë: Fokus ekonomia dhe turizmi

0
Kryebashkiaku Subashi takim me Konsullin Italian në Vlorë: Fokus ekonomia dhe turizmi

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka zhvilluar një takim me Konsullin Italian në Vlorë, z. Achille Provenzano.

Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si ekonomia dhe turizmi, me synimin për promovimin e qytetit të Fierit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve shqiptaro-italiane në nivel lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here