Prindërit e Nertil Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e kësaj të premteje vrau ish-vjehrrin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, pretendojnë se pas ngjarjes tragjike fshihej një konflikt për para.
Sipas tyre, gjatë kohës që Nertil Buzi bashkëjetonte me vajzën, ai kishte dërguar një shumë parash nga Anglia në llogarinë bankare të saj.
Ata pretendojnë se pas ndarjes, djali i tyre kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e ish-partneres nuk kishte pranuar t’ia kthente.
Këto pretendime janë bërë nga prindërit e autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Deri më tani, organet hetimore nuk kanë dalë me një version zyrtar mbi motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.





