Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dy vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë, në fushën e parandalimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
“Njëri prej tyre është në fushën e parandalimit, një fushë jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto vendime sjellin dy risi. Për herë të parë hiqet tavani moshor për shërbimin e check up-it. Çdo qytetar në moshën 35 vjeç e sipër do të ketë mundësi të kryejë check up falas”, deklaroi Sala.
Sipas Salës, një tjetër risi është zgjerimi i këtij shërbimi edhe për të moshuarit mbi 70 vjeç.
“Për herë të parë, të moshuarve edhe mbi 70 vjeç, nga shtatori do t’u ofrohet check up falas. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në aspektin e parandalimit”, u shpreh ministrja.
Sala bëri të ditur se shërbimet e check up-it dhe dializës, kontratat e të cilave përfundojnë përkatësisht në shtator dhe nëntor, dhe që deri tani janë ofruar nga koncesionarët, do të ofrohen nga shteti.
“Më vjen mirë që po jap sot tre lajme shumë të mira. Janë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, si në fushën e trajtimit, ashtu edhe në atë të parandalimit”, përfundoi ministrja.