Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina njëra tip ‘Volsvagen’ dhe tjetra ‘Opel’ janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.
DEMALT STORE
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookSiç shihet edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.