Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me socialistët e Rajonit 2 në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatin për deputet, Mariglen Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku e vlerësoi Hoxhën si një djalë fierak që njeh në detaje problematikat dhe nevojat e komunitetit.

Ajo theksoi përkushtimin e tij për t’iu gjendur pranë qytetarëve dhe për të qenë një zë i fortë në Kuvend.”Jemi super skuadër!” – shkroi Balluku, duke nënvizuar mbështetjen e fortë për kandidatin socialist në këtë garë elektorale.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në Facebook
Postimi i plotë:
Me socialistët🌹e Rajonit 2 në Fier, ku prezantuam kandidatin për deputet, Mariglen Hoxha. Si djalë Fieri, njeh në detaje problematikat dhe nevojat e komunitetit.🏠I përkushtuar për t’ju gjendur pranë të gjithëve dhe për të qenë një zë i rëndësishëm i bashkëqytetarëve të tij.
Jemi super skuadër!💪

