Home Aktualitet Të dielën e 30 marsit kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta...

    Të dielën e 30 marsit kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta para

    527
    0
    Na ndiqni në Instagram

    Natën mes të shtunës dhe të dielës, 30 mars 2025 akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00.

    Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.

    Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. 

    DEMALT STORE

    Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!

    📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465

    📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store

    ➤ Shiko më shumë në Facebook

    Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.

    Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t’ju shqetësojnë: këto janë bezdi të cilat  zhduken brenda pak ditësh.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here