Home Aktualitet U raportua e zhdukur, Ambasada e Shqipërisë në Francë: 15-vjeçarja u rikthye...

    U raportua e zhdukur, Ambasada e Shqipërisë në Francë: 15-vjeçarja u rikthye pranë familjes së saj

    1393
    0
    Na ndiqni në Instagram

    Ambasada e Shqipërisë në Francë ka njoftuar se Merina Syla, 15-vjeçarja me origjinë nga Republika e Kosovës, e cila ishte raportuar e zhdukur më 14 mars, është rikthyer pranë familjes së saj dhe gëzon shëndet të mirë.

    Në një deklaratë për mediat, Ambasada bëri me dije se “pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtetases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

    Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë”, vijon njoftimi.
    “Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin” përfundon njoftimi.
    /a.f/

    DEMALT STORE

    Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!

    📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465

    📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store

    ➤ Shiko më shumë në Facebook

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here