Një foshnjë për ndihmë!
Ftojmë të gjithë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ndjeshmërisë dhe solidaritetit, të jenë me ne për të kontribuar sadopak për foshnjën e vogël Natali Cana, 15 muajshe, e cila duhet të shkojë jashtë vendit për një operacion të vështirë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për foshnjën Natali Cana, 15 muajshe, e cila 4.5 muaj më parë u diagnostikua me kancer në fshikëzën urinare (rabdomiosarkoma embrionale e fshikëzës – një tumor jashtëzakonisht i rrallë) dhe, prej atëherë, është shtruar në Spitalin Onkologjik të Fëmijëve “Shpresa”.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookPas trajtimit të saj, është parë e nevojshme t’i nënshtrohet një operacioni i cili nuk mund të kryhet në Greqi. Prandaj, ajo do të transferohet në një spital në Francë më 24 Mars për të kryer operacionin nga doktor Florent Guerin më 26 Mars.
Ju lutemi, është urgjente!
Sadopak ndihma juaj bën mrekullinë e shërimit të një foshnjeje. Falënderime të përzemërta nga e gjithë familja!
Linku i dhurimit. GOFUND