Trifoni shënoi me temperaturë 39. Trajneri i fierakëve: Fituam në situatë emergjente
Apolonia, edhe pse udhëtoi me 14 lojtarë drejt Burrelit, mori një fitore me vlera. Trifoni, autori i golit të fitores, ka sakrifikuar duke luajtur me temperaturë të lartë, por kjo nuk e pengoi t’i jepte fitoren fierakëve.
Trajneri i skuadrës fierake, Sedat Bajaziti, pas ndeshjes për “Panorama Sport” deklaroi:
“Vinim në këtë ndeshje në transfertë me mungesa të shumta të titullarë, si Maksuti, Mehmeti, Bejzade, Rakipaj. Madje edhe Trifoni prej ditësh është nën efektin e temperaturës së lartë, por ai sot (dje) vendosi të luajë në momentet e fundit edhe pse me temperaturën 39. Jemi në situatë emergjente, por shpresoj ta tejkalojmë shpejt. Presim disa lojtarë nga merkato. Me këtë kontingjent lojtarësh, Apolonia pavarësisht fitores që arritëm në Burrel, do ta ketë të vështirë gjashtëshen, ku ne synojmë të jemi”.