29.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

120 raste në tre muaj, shtohen rastet e pacientëve me sëmundje tumorale në Fier

admin · 27.03.2025 · 1 min lexim

Sëmundjet tumorale po prekin gjithnjë e më shumë pacientët kryesisht të moshës së tretë, por edhe në mosha më të reja.Të dhënat vijnë nga spitali rajonal i Fierit, ku në tre muajt e parë të vitit janë shënuar 120 pacientë me sëmundje tumorale.

Mjekja onkologe tregon grupmoshat e prekura dhe llojet e diagnostikimeve tek meshkujt dhe femrat.

“Vihet re rritje e numrit të rasteve me sëmundje malinje. Janë diagnostikuar 120 pacientë, kryesisht nga moshat e treta. Por, vihet re edhe rritje e rasteve tek moshat e reja”, tha për A2 CNN Anisa Mone.

Trashëgimia genetike dhe natyrisht mënyrat e jetesës dhe të ushqyerit shikohen si shkaqet kryesore të këtyre sëmundjeve, por mjekja apelon për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në fazat e para, pasi siguron trajtim më të mirë deri në eleminimin e sëmundjes.

Trajtimi i rasteve me sëmundje tumorale të kapura në kohë ka sjellë rezultate mjaft të mira pas trajtimit mjekësor, duke ulur ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë. (A2 Televizion)

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *