Home Lajme nga vendi E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie me 15-vjeçaren! E nxit të...

E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

Na ndiqni në Instagram

Policia thotë se është arrestuar Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi tre ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q., ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”-njofton policia e Vlorës