09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident në aksin Fier-Levan, përplaset autobusi me 15 pasagjerë! Plagoset një grua

admin · 09.11.2026 · 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier– Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras me 15 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua e cila udhëtonte si pasagjere në autobus.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *