03.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Listat dorëzohen në limitet kohore, ja kur do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli i PD-së.

admin · 11.03.2025 · 1 min lexim

12 Marsi është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 Maj, për të dorëzuar në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.

Në selinë blu, ditën e sotme kanë shkuar aleatet e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fokus të diskutimit kanë qenë pikërisht numri i kandidatëve për deputet që do të kenë secila prej partive, si dhe ku do të kandidojnë.

Ndërkohë, në limitet e fundit të afatit kohor, është parashikuar edhe mbledhja e forumeve të Partisë Demokratike, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Në fillim emrat e përzgjedhur do të filtrohen nesër nga Kryesia në orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës.

Më pas, Këshilli Kombëtar në orën 19:00 do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para mesnatës së datës 12 Mars.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *