Shqipëria ka debutuar dje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Edhe pse ende larg zonës së medaljeve, kombëtarja kuqezi ka lënë shenjë të fortë, falë performancës së shkëlqyer të fierakut Arbër Çerçizi.
Në garën e tij të parë ndërkombëtare, 27-vjeçari Çerçizi konkurroi në kategorinë 73 kg dhe arriti rezultate shumë të mira:
Vendi i 4-t në stilin e shkëputjes,
Vendi i 7-të në stilin e shtytjes,
Vendi i 5-të në dygarësh.
Rezultatet e Arbër Çerçizit
Në stilin e shkëputjes, ai e nisi garën me 140 kg të realizuara me sukses. Pas një tentative të dështuar me 142 kg, arriti të ngrejë 145 kg në përpjekjen e tretë, duke u renditur i treti në këtë stil. Megjithatë, medalja e artë shkoi për gjermanin Roberto Gutu, me 155 kg.
Në shtytje, Çerçizi pati një nisje të vështirë, duke dështuar në provën e parë me 171 kg. Por në tentativën e dytë ia doli me sukses. Prova e tretë me 176 kg nuk u finalizua, duke e renditur në vendin e 7-të me 171 kg. Kampion në këtë stil u shpall turku Yusuf Fehmi Genc, me 194 kg.
Në total, Çerçizi realizoi 316 kg në dygarësh, duke u renditur i pesti në Europë. Edhe këtu, medalja e artë shkoi për Genc, me 348 kg.
- Shoqata e pëllumbave të postës proteston në Fier: Po na pengojnë të garojmë jashtë vendit

- Berisha: Rama mashtron, fshehu gjetjet e raportit

- Rama: Për mua thoshin se ‘ky do të bëhet si Putini’! T’u puthim duart shqiptarëve që na dhanë votat!

- Apolonia shpallet kampione kombëtare në boks për U14

- Patenta mund të hiqet përgjithmonë, publikohen propozimet e reja për shoferët

Briken Calja jashtë gare
Një tjetër emër i madh i peshëngritjes shqiptare, Briken Calja, nuk mori pjesë në Europian. 35-vjeçari njoftoi një ditë para garës se kishte probleme fizike, që e detyruan të tërhiqej nga konkurrimi në kategorinë 73 kg. Calja mbetet një ikonë e këtij sporti, me një karrierë të lavdishme si kampion i trefishtë i Europës dhe medalist i artë në Botëror.
Pritshmëritë për ekipin kuqezi
Garat për Shqipërinë vazhdojnë sot:
Në orën 10:00, do të ngjitet në pedanë Erkand Qerimaj, në Baterinë B të kategorisë 81 kg, me 325 kg të deklaruara.
Në orën 18:00, në të njëjtën kategori por në Baterinë A, do të konkurrojë Kristi Ramadani, me 340 kg të deklaruara.





