Nga Marsela Topi
Në fshatin Suk 2 të Roskovecit, fermerët po detyrohen të hedhin tonelata të tëra me kastraveca, pasi prodhimi nuk po gjen treg as brenda vendit dhe as jashtë tij. Sipas tyre, tregu eshte bllokuar pasi Kroacia e Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve.
- Protestat, Qeveria dhe godina e PD-së së dhunës e plaçkitjes! – Nga Vladimir Muçaj
- Alarm në një pallat në Fier! Rrjedhja e gazit rrezikon çiftin e të moshuarve
- Protesta para Kryeministrisë, u vihet flaka jastëkëve që Rama kishte vendosur për dialogun me studentët!
- Fier/ Akuzohet se vrau të atin me lak teli në Frashër, mbyllen hetimet për vajzën, në gjyq edhe nëna për fshehjen e krimit
- Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos një tavolinë guri para Kryeministrisë!
Aldomen Kocaqi është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Suk 2 të Roskovecit, i cili tregon se ka hedhur deri tani mbi 30 ton kastravecë të kalbur, pasi nuk gjen treg për shitje. Humbja financiare përllogaritet në 8 mijë euro.
“Kam kultivuar serat për 18 vite në Greqi dhe ndihma e shtetit fqinj nuk më ka munguar kurrë, ndërsa këtu në vendin tim po falimentoj,” thotë Kocaqi.
Përpos tij, ka dhe shumë fermerë të tjerë që nuk gjejnë treg, ndërsa shprehen se situata është përkeqësuar pas bllokimit të prodhimeve shqiptare në Kroaci për shkak të pesticideve mbi normën e lejuar.
“S’kemi pse ta vuajmë të gjithë për fajin e dy-tre vetave që kanë prishur imazhin e prodhimeve tona. Shteti duhet të reagojë,” shtojnë kultivuesit.
Përballë humbjeve të mëdha, fermerët e Suk 2 ndihen të pasigurt për të ardhmen. Ata thonë se nuk e dinë nëse duhet të mbjellin sërish kastravecë, një kulturë që ndër vite ka qenë ndër më fitimprurëset për zonën./shqiptarja.com



Leave a Reply