Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bën lëvizjen e parë pas marrjes së detyrës, duke shkarkuar zv.ministrin Andi Mahila.
- Kërcënime dhe kaos, arbitrat bojkotojnë kampionatin e boksit. Kryegjyqtari Baftjar Abazaj: Presione nga të gjitha llojet
- Fier, shpërthim me eksploziv në një subjekt privat
- “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”/ Marina i del në krah nënës së saj, Eli Farës
- E trishtë/ Ndahet nga jeta piktori i shquar fierak Minella Saro
- Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg Sokol Hoxhës
Shkak për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar ku Mahila shihet duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.
Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.

