24.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Do të presim kokat e fëmijëve”. Kërcënohet rëndë deputetja e Parlamentit shqiptar

admin · 14.11.2025 · 2 min lexim

Pedagogia dhe deputete e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar së fundmi se është përballur me kërcënime.

E ftuar në News24 ajo ka bërë me dije se këto kërcënime, ku nuk janë kursyer as fëmijët e saj kanë ardhur si pasojë e qëndrimit të saj në mbështetje të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Sipas Luarasit, ndonëse debati publik dhe politik në vend shpesh shoqërohet me fyerje dhe sulme verbale, këtë herë situata ka kaluar çdo kufi.

Deputetja shtoi se i ka denoncuar kërcënimet dhe theksoi se nuk e kupton pse mbrojtja e familjes duhet të shihet si diçka kundër saj, duke nënvizuar se është nënë dhe e ndjen fort rëndësinë e vlerave familjare.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes?

Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *