Home Lajme nga Fieri E rëndë në Levan/ Po punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçari!

E rëndë në Levan/ Po punonte tokën, ndërron jetë 45-vjeçari!

Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në Levan të Fierit.

Na ndiqni në Instagram

Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.