12.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë (Video)

admin · 26.04.2026 · 2 min lexim

Manastiri i Ardenicës, i ndërtuar në shekullin XIII dhe i njohur për vlerat arkitekturore dhe pikturat murale, vijon të jetë pikë referimi edhe për ngjarje kulturore dhe përkujtimore që lidhen me historinë shqiptare.

I tillë ishte edhe improvizimi artistik i fëmijëve të Qendrës Kulturore Lushnjë, në përkujtim të 26 prillit 1451, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianitin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga interpretimi i fëmijëve, të cilët përcollën në formë skenike momente të lidhura me këtë përvjetor të rëndësishëm që ndërthur historinë kombëtare me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Sipas të dhënave historike, më 26 prill 1451, në këtë manastir u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të heroit kombëtar me Donika Arianitin, vajzën e princit të njohur shqiptar Gjergj Arianiti.

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të mëdha fisnike shqiptare në kohën e përballjes me Perandorinë Osmane.

Aktivitete të tilla synojnë të ndërthurin trashëgiminë historike me artin dhe edukimin, duke e bërë kujtesën historike pjesë aktive të jetës kulturore në vend.

/m.m/j.p/

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *