Home Lajme nga Fieri Ish-futbollisti Albert Stroni ‘shpërthen’ ndaj drejtuesve të Apolonisë: Po e trajtojnë si...

Ish-futbollisti Albert Stroni ‘shpërthen’ ndaj drejtuesve të Apolonisë: Po e trajtojnë si biznes, jo si klub

Mes dhjetërave reagimeve pas situatës së vështirë që po kalon skuadra e Apolonisë dhe rrezikut real për rënien në kategorinë e dytë, spikat edhe ai i ish-futbollistit të shquar fierak të “Epokës së Artë” 85-90, sulmuesit Albert Stroni.

Në një koment në faqen tonë “FIERI”, ai nuk ka kursyer kritikat ndaj drejtimit aktual të klubit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si po menaxhohet ekipi fierak nga presidenti Koço Kokëdhima.

“Po të kishte dinjitet, duhet të ikte nga drejtimi i klubit tonë të dashur. Është një ‘biznesmen’ që s’do t’ia dijë për dashurinë që kanë fierakët për ekipin e tyre dhe e ka si një formë tjetër për të fituar lekë.”

Sipas tij, një nga gabimet më të mëdha është mosvlerësimi i talenteve të rinj:

“Djemtë që dolën kampionë të 19-vjeçarëve duhet të ishin baza e këtij ekipi, bashkë me trajnerin e tyre.”

Ky reagim vjen në një moment kritik për Apoloninë, teksa rezultatet negative dhe mungesa e një projekti të qartë po e çojnë klubin drejt një prej krizave më të mëdha në historinë e tij.

Ndërkohë, tifozët fierakë vazhdojnë të kërkojnë ndryshime të menjëhershme, për të shpëtuar një nga ekipet më tradicionale të futbollit shqiptar.