Home Lajme nga Fieri “Audi” del nga rruga në rrugën Lushnjë-Fier dhe përplaset me pemën, lëndohet...

“Audi” del nga rruga në rrugën Lushnjë-Fier dhe përplaset me pemën, lëndohet pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnjë-Fier, në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Na ndiqni në Instagram

Një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe, ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa po merret dhe me disiplinimin e trafikut rrugor tepër të ngarkuar.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për humbjen e kontrollit të drejtueses mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.© Panorama.al