Home Lajme nga Fieri Kuzhinieri i njohur fierak bëhet pjesë e gjigandit të hotelerive në Miami

Kuzhinieri i njohur fierak bëhet pjesë e gjigandit të hotelerive në Miami

Një tjetër sukses i madh për kuzhinierin e njohur fierak Renato Mekolli, i cili tashmë është bërë pjesë e një prej emrave më prestigjiozë të hotelerisë luksoze në botë, The Ritz-Carlton në Miami.

Na ndiqni në Instagram

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mekolli ndau reflektimin e tij mbi suksesin dhe ëndrrat që ende kërkon të realizojë.

Postimi i Renato Mekollit në rrjetet sociale:

“Po çfarë të mungon më ty? Ke arritur gjithçka si chef kuzhine… sot je pjesë e Ritz-Carlton, në elitën e 1% të hoteleve më të mira në botë.”

“Gjërat më të bukura janë ato që ende nuk i kam përjetuar, sepse aty fshihet e nesërmja që kam ëndërruar.”