Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në unazën e qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i BMW-së ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.





