Home Aktualitet E trishtë/ Gazetari i News24, Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident...

    E trishtë/ Gazetari i News24, Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident rrugor

    E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

    Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, pas aksidetit me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike. Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.

    Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

    Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.