18.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës protestë para Bankers Petroleum: Mos na përgjysmoni pagesën

admin · 23.07.2026 · 2 min lexim

Dhjetëtra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë, kanë protestuar paraditen e së mërkurës përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën ë qerasë së tokës. Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinzë, Belinë, Sheqishte , Zharrëz, Kallm, Frashër , Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qeranë vjetore të tokës e cila, që nga viti 2010, është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje , sheshe e puse nafte.

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratés nga njé vjetore né dyvjetore dhe përgjysmimin e çmimit të qerasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët pohojnë gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

“Ne kërkojmë nga kompania, me të cilin kemi nënshkruar kontratën, për atë ccmim që kemi vendosur. Kompania kërkon ta prishë në mënyrë të njëanshme dhe ne nuk biem dakord. Ne me 2 fjalë i themi kompanisë: “dakord, na i liro tokat, na i kthe në gjëndjen e mëparshme që ne të prodhojmë misër e grurë e mos të merremi me ta se njerëzit nuk kanë nge të shkojnë në zyrat e tyre” tha një prej tyre.

“Jemi këtu për të kërkuar dëmshpërblimin e tokave tona. Tokat Bankersi na i ka marrë me qera dhe nuk e respekton kontratën. Ccmimet kanë vajtur në stratosferë. Nuk na dëmshpërblen kompania. Kërkojmë të ngrejë ccmimin dhe jo ta ulë atë. Këta na i vonojnë lekët nga 6-8 muaj. Sa ishin kanadezët nuk kishim asnjë shqetësim. Nëse këta nuk na japin përgjigje sot ne do të vazhdojmë në vendburime, do bllokojmë puset sepse tokat tona i ka rrethuar me tela me gjemba” tha një tjetër

Për banorët e zonës naftëmbajtëse, qeraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave té tyre.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *