22.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident i rëndë në Tiranë, betonierja bie nga lartësia në autostradë, vdes shoferi! Një tjetër i lënduar

admin · 22.07.2026 · 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Siç shihet edhe nga fotot, një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në autostradë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mësohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë.

Ndërkohë, në momentin e rënies kamioni është përplasur edhe me një mjet tjetër tip Audi, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë Saukut në drejtimin Tiranë-Elbasan.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *