11.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarri 9-orësh shkrumbon 110 hektarë/ Dëme të mëdha në Peshtan e Drizë, arrestohet 20-vjeçari

admin · 06.07.2026 · 2 min lexim

Zjarri 9 orësh i përmasave të mëdha që përfshiu mesditën e së dieles zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan në bashkinë Fier , la pas dëme te mëdha.

Një ditë më pas , banorët pohojnë se bilanci i dëmeve është i konsiderueshëm, në banesa, në mjete bujqësore, shpesë, vreshta , ullishte, por edhe në bazë ushqimore për bagëtitë.

Njëzëri ata pohojnë se kurrë më parë nuk kanë pare një zjarr të tillë në zonën e tyre, që të rrezikonte banesat dhe jetët e njerëzve, teksa shprehin mirënjohjen për ndërhyrjen e shpejtë të forcave të policisë, zjarrfikësve dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, te cilët bënë të mundur neutralizimin në kohë të flakëve.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Shumë prej banorëve të zonës kanë ardhur nga jashtë vendit të alarmuar, pasi janë informuar për situatën problematike të shkaktuar nga përhapja e flakëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, 20 – vjeçarin Nikolla Jaso , banues në Drizë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për djegjen e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët apelojnë për kujdes në ndezjen e pakontrolluar të zjarreve në këto ditë të nxehta.

Ndërkohë sipas të dhënave nga sektori i mbrojtjes pranë Prefekturës Fier, zjarri i djeshëm përshkoi rreth 110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *