21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aeroporti i Tiranës, linjë të dedikuar për familjet me fëmijë dhe gra shtatzëna

admin · 13.08.2026 · 1 min lexim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka vendosur në dispozicion të pasagjerëve një linjë të dedikuar për familjet, me synim lehtësimin e procedurave dhe krijimin e një përvoje më të qetë gjatë udhëtimit.

Sipas njoftimit të aeroportit, përmes kësaj linje mund të përfitojnë familjet që udhëtojnë me fëmijë, gratë shtatzëna, si dhe pasagjerët që udhëtojnë me karroca për fëmijë.

Shërbimi është menduar për të lehtësuar kalimin e këtyre kategorive të pasagjerëve në aeroport, duke u ofruar një alternativë më të përshtatshme gjatë procedurave para fluturimit.

Aeroporti i Tiranës thekson se përdorimi i linjës së dedikuar synon ta bëjë procesin e udhëtimit më të lehtë dhe më komod për familjet dhe pasagjerët që udhëtojnë me fëmijë.

Kjo nisma vjen në kuadër të shërbimeve të aeroportit për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve dhe përshtatjen e shërbimeve sipas nevojave të kategorive të ndryshme të udhëtarëve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *