21.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Futbolli shqiptar në zi/ Gjendet në banesë i pajetë ish-futbollisti i Flamurtarit, Agim Bubeqi

admin · 12.08.2026 · 1 min lexim

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës, Agim Bubeqi.

Ai është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.


Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar autoritetet.

Pas ndërhyrjes, ai është gjetur i pajetë në banesë.
Agim Bubeqi ishte pjesë e brezit të artë të Flamurtarit në vitet ’80-’90, një periudhë e rëndësishme në historinë e klubit vlonjat.

Me fanellën e Flamurtarit ai la gjurmë në futbollin shqiptar dhe kujtohet si një prej lojtarëve të atij brezi të suksesshëm.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim te komuniteti sportiv dhe tifozët e Flamurtarit, të cilët kanë humbur një nga figurat e njohura të historisë së klubit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *