Home Lajme nga vendi Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! 

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! 

0
Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! 

Një aksident tragjik është shënuar sot rreth orë 02:22 në Manëz të Durrësit

Tre persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.

Viktima kanë mbetur një 25-vjeçare, 26-vjeçare dhe një i mitur 15-vjeç. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur një 26-vjeçare dhe një 16-vjeçar.

Të dy të lënduarit po trajtohen në Tiranë, por adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here