01.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Shkolla “Mark Dashi” rinovohet tërësisht, nxënësit e nisin shtatorin në ambiente të reja

admin · 18.08.2026 · 1 min lexim

Nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës “Mark Dashi” në Fier, do ta nisin shtatorin me mjedise të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e cila është rilindur tërësisht.

“Çdo hapësirë është menduar për t’u dhënë nxënësve më tepër mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre dhe për ta përjetuar shkollën si një vend ku ka gjithmonë diçka për të bërë, nga klasat dhe laboratorët bashkëkohorë te terrenet sportive dhe aktivitetet artistike, sportive e komunitare që vijojnë edhe pas ziles së fundit si pjesë e programit “Pas shkolle” në një mjedis që i shërben të rinjve dhe gjithë komunitetit të Fierit”, tha Rama.

Rikonstruksioni përfshiu veshje me sistemin kapotë, ngrohje, dyer dhe dritare te reja, pllaka, suvatime, banka dhe mjete mësimore te reja, etj.

Në të gjithë vendin janë 42 shkolla që po rikonstruktohen me standarde bashkëkohore dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *