23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Narkoshteti po shkërmoqet”- Berisha nxjerr sondazhet e PS: Rënie katastrofike, Partia e krimit po rrokulliset në shifrat 29%

admin · 12.08.2026 · 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria dhe Partia Socialiste po përballen me një rënie të ndjeshme në mbështetjen e qytetarëve.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se “narkoshteti po shkërmoqet” dhe se sondazhet e publikuara së fundmi nga vetë PS tregojnë një rënie të konsiderueshme të mbështetjes për Partinë Socialiste.

“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë. Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *