23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Protestë kundër ‘Territoriales’ në Patos, qytetarët: Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin

admin · 03.08.2026 · 2 min lexim

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot përpara Bashkisë Patos, në shenjë proteste kundër reformës së re administrative dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.

“Larg duart nga Patosi” ishte slogani që bashkoi qytetarët, të cilët shprehen kundër çdo vendimi që, sipas tyre, rrezikon të cenojë identitetin dhe të ardhmen e qytetit.

Ata e konsiderojnë këtë reformë një tjetër hap drejt shpopullimit të Patosit dhe kërkojnë që zëri i banorëve të dëgjohet përpara se të merret një vendim për të ardhmen administrative të qytetit.

‘Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin”, u shpreh një nga protestuesit.

Patosi është ndërtuar dhe zhvilluar mbi industrinë e naftës, ndërsa naftëtarët kanë qenë ndër kontribuesit kryesorë në historinë dhe zhvillimin e tij.

Protestuesit shprehen se qyteti nuk mund të trajtohet thjesht si një pikë në hartë dhe se nuk do të lejojnë që vendimet administrative të prekin identitetin dhe të ardhmen e Patosit.

Qytetarët kërkojnë që çdo ndryshim territorial të bëhet vetëm pas konsultimit me komunitetin dhe duke marrë në konsideratë historinë, kontributin dhe nevojat e banorëve të Patosit.

Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *