23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zyrtarizohen kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm! Kush janë 5 emrat në garë

admin · 03.08.2026 · 1 min lexim

Janë zyrtarizuar kandidatët që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një proces i hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi në dhjetor i mbaron mandati Olsian Çelës.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili fillimisht kishte dorëzuar dokumentacionin pranë KLP-së për të qenë pjesë e garës, është tërhequr nga kandidatura.

Pas këtij zhvillimi, në garë mbeten pesë kandidatë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë, Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo, prokurore në Tiranë si dhe Adnan Xholi, prokuror në SPAK.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *