Apolonia e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Kategorinë e Dytë. Fierakët kanë mposhtur 2–1 Tomorin, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit.
Trajneri indian Alam, ne kete ndeshje aktivizoi nje ekip me moshe mesatare teper te re, diuke i besuar shume futbollisteve te rinj, ku futbollisti me i madh i hedhur ne fushe ishte 20 vjecari Klejdi Hoxha.
Formacioni: Fjorel Ndoni (18 vjeç), Endri Bajraktari (17), Amaefula (19), Asamoah (20), Andi Kajolli (19), Muhamed Mehmeti (19), Sebastjan Cjapi (20), Derrick Owusu (19), Klejdi Hoxha (20), Alvin Mahmutaj (17), Romario Sula (18). Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Mikael Rakipaj (22), Anxhi Xhebexhiu (18) dhe Kleron Allushaj (16)
Apolonia e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23-të, kur Owusu dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës fierake.
Në pjesën e dytë, Apolonia arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 61-të ishte Mehmeti ai që shënoi golin e dytë për vendasit, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm.
Tomori nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të, Daullxhiu ngushtoi diferencën, duke rikthyer emocionet në fundin e takimit.
Megjithatë, Apolonia rezistoi deri në vërshëllimën e fundit dhe siguroi tre pikët e para të sezonit.
Një nisje pozitive për ekipin fierak, që këtë sezon do të kërkojë të lërë pas zhgënjimin e rënies nga Kategoria e Parë dhe të rikthehet sa më shpejt aty ku i takon.

